Loading…

E papritur, këto kombëtare kërcënojnë FIFA’n me largim

  • 21/10/2021 | 22:34

E papritur, këto kombëtare kërcënojnë FIFA’n me largim

Federata e Futbollit Skandinav, ku përfshihen kombëtaret si Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Ishujt Faroe kanë kërcënuar që do të largohen nga shtëpi e futbollit FIFA.


Raportohet se të gjitha këto kombëtare kanë bërë një ankesë të përbashkët ku kanë treguar që do të largohen nga FIFA nëse vendoset që Kupa e Botës të jetë çdo dy vite, përcjell KosovaPress.

Të mërkurën, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino tha që ai dëshiron që të gjejë një konsensus në këtë ide që po konsiderohet të jetë jo e pëlqyeshme për shumë futbollistë.

Kupa e Botës aktualisht zhvillohet çdo katër vite, por spekulohet se mund të miratohet një rregull që kjo garë të zhvillohet çdo dy vite.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë