Loading…

E paralajmëroi vrasjen e saj në Twitter, modelja gjendet e vdekur

  • 27/02/2019 | 09:26

E paralajmëroi vrasjen e saj në Twitter, modelja gjendet e vdekur

Një artiste kontraverse argjentinase është gjetur e pajetë mbrëmjen e së shtunës në veri të Buenos Airesit, transmeton Gazeta Metro. 


Natacha Jaitt, 41-vjeçe ishte tepër e njohur në Argjentinë falë eksperiencave të saj si modele, aktore, eskortë dhe prezantuese televizive e radiofonike.

Ajo çka e ka bërë rastin e dyshimt dhe ka ndezur teori konspirative është se ajo vet e kishte paralajmruar vrasjen e saj:

“Kujdes! Unë nuk do të vetëvritem, nuk do të konsumoj kokainë dhe të mbytem në banjë, as të qëlloj veten. Kështu që nëse kjo ndodh, nuk kam qenë unë. Ruajeni këtë postim”, paralajmëroi Jatt në profilin e saj në Twitter

Policia tha se trupi i saj u gjet i pajetë në një shtrat në një klub nate në distriktin Tigre.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 41-vjeçares, përfshirë hetimin e 5 personave që kanë qenë me të në orët para vdekjes. Autopsia e këngëtares po kryhet në morgun San Fernando.

Jatt njihej më parë si përdoruese droge, për sipas të dhënave të fundit ajo nuk konsumonte më substancat e ndaluara.

Megjithatë raporte ende të pakonfirmuara në mediet lokale thanë se mbrëmjen e së premtes, Jatt kishte konsumuar sasi të mëdha kokaine, LSD dhe shampanje.

Por këto raportime nuk e kanë bindur publikun e gjerë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë