Loading…

‘E parandaluam në minutën e fundit’: Ministri kroat thotë se Presidenti donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnjë

  • 30/10/2021 | 14:06

‘E parandaluam në minutën e fundit’: Ministri kroat thotë se Presidenti donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnjë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Marija Banozhiq ka zbuluar një detaj se si sipas tij, presidenti kroat Zoran Milanovic ka pasur qëllim që ta dërgonte ushtrinë në Bosnjë e Hercegovinë por që këtë veprim e kanë parandaluar në minutin e fundit, shkruan Klix.ba.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq kanë pasur disa përplasje mes tyre kohëve të fundit.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic si komandant suprem i Ushtrisë kishte anashkaluar ministrin e Mbrojtjes si autoritet dhe sipas ministrit të Mbrojtjes, Marija Banozhiq, presidenti kroat donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnje e Hercegovinë.

“Pa dijeninë dhe aprovimin tim, ti ke dëshiruar ta dërgosh ushtrinë matanë kufirit në Bosnje e Hercegovinë, ne e parandaluam skandalin në minutin e fundit”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Mbetet e paqartë se kur ka ndodhur veprimi i tillë dhe se a ka lidhje me krizën e migrantëve në Kroaci apo me ndonjë gjë tjetër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë