Loading…

‘E paske marrë rrogën e deputetes’, Sasa e VV’së përplaset me ndjekësin për pushimet luksoze

  • 06/07/2022 | 16:08

‘E paske marrë rrogën e deputetes’, Sasa e VV’së përplaset me ndjekësin për pushimet luksoze

Dy mikeshat e ngushta, Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri shijuan disa ditë pushimesh së bashku në Egjipt. Aktoret morën vëmendjen me pozat atraktive që ndanin në rrjete sociale.


Në një video, ata u shfaqën duke kërcyer para pasqyrës në bikini nën ritmet e këngës “Girl on fire” të Alicia Keys.

Së fundmi, aktorja Adriana Matoshi, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, është përplasur me një ndjekës për një koment lidhur me pushimet që ata kanë bërë në Egjipt. “A e paskeni marrë rrogën”, ka shkruar komentuesi mes të tjerash për deputeten kosovare.

Ndërsa Adriana është shprehur se të ardhurat e saj nuk varen nga rroga e deputetit.

“Une kom marre rroge edhe pa kon deputete i nderum, prej se e maj veten ne men une kom punu, edhe kom pase, se kom shtri doren me lype po as nuk kom zgjedhe cka me punu, neser edhe mos me kon deputete apet ko me marr rroge nashta hala ma te mire, se jom teper e zoja.”, ka shkruar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë