Loading…

E pastreha e armatosur me thikë ndërpret tubimin e politikanit që synon t’i largoj nga Los Angeles

  • 09/06/2021 | 17:19

E pastreha e armatosur me thikë ndërpret tubimin e politikanit që synon t’i largoj nga Los Angeles

Anëtari i Këshillit të Los Angeles nisi fushatën e tij zgjedhore për kryetar të metropolit në shtetin e California me tubimin në trotuarin bulevardit Venice Beach të hënën por kjo ngjarje u ndërpre pas një grua e pastrehë ishte parë me një dorë pak metra nga politikani, transmeton Gazeta Metro.


Joee Buscaino foli në konferencën për media duke shpalosur planin e tij për një Los Angeles të sigurte që kishte theksuar ndalimin e kampeve të pastrehëve në plazhe, parqe, dhe në trotuare në qytetin e Los Angeles. Kur Buscaino po shtrëngonte duart pastaj, një banor lokal ka thënë se ai pa gruan e pastrehë që po qëndronte prapa tij me thikë në dorë.

Nico Ruderman i ka thënë gazetares së medias Spectrum News Kate Cagle se ai “e kishte vërejtur atë pasi nuk dukej edhe aq mirë”. Ai shtoi se ai kë parë gruan të nxjerrë thikën dhe shtoi se ajo i ka thënë “Do të nisi e të vras njerëz”.

Dy roje private kanë nxjerrë revolet dhe e kanë larguar kandidatin Buscaino nga aty. Oficerë të Policisë së Los Angeles e çarmatosën shpejt dhe e arrestuan gruan që po rezistonte. Ajo thërriste se e mbante armën për mbrojtje dhe për të prerë pemë, sipas reporterit të Los Angeles Times.

Buscaino ka shërbyer si polic në LA për 15 vite e pas pensionimit ai ishte zgjeedhur anëtar i Këshillit të qytetit më 2012. Metropoli amerikan është përfshirë në një krizë me të pastrehët që kanë ngritur kampe në qytet.

Buscaino në garë për kryetar të LA ka vendosur si pikë kryesore të fushatës së tij për kryetar komune, kundërshtarët e tij brenda partisë kanë tentuar të damkosin atë si një “djathtist”. Një grup më ekstrem e quajnë atë ‘Donald Trump i LA’ për siç i vlerësojnë politika çnjerëzore ndaj të pastrehëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë