Loading…

E pazakontë: Breshka e ‘çmendur’ terrorizon pushuesit në Kroaci, ia kafshoi vithet një gruaje

  • 28/07/2026 | 09:20

E pazakontë: Breshka e ‘çmendur’ terrorizon pushuesit në Kroaci, ia kafshoi vithet një gruaje

Notarët që shijojnë ujërat e ngrohta pranë bregdetit Adriatik të Kroacisë janë tmerruar pasi një breshkë e çmendur nisi sulmin e saj të tretë, duke lënë një grua të shtruar në spital, transmeton Gazeta Metro.


Një breshkë e çmendur që po kërkon shije mishi njerëzor po terrorizon plazhistët pasi tre prej tyre u kafshuan nga zvarraniku.

Plagë të rënda ka shkaktuar ndaj një fëmije dhe dy të rriturve që po notonin përgjatë bregdetit Adriatik të Kroacisë.

Ndërsa plagët e fëmijës dhe njërit prej të rriturve janë përshkruar si ‘sipërfaqësore’ në mediat kroate, një grua që thuhet se pësoi një gisht të thyer dhe një kafshim në vithe.

Sipas mediave lokale, vajza e viktimës e përshkroi sulmin e tmerrshëm, duke treguar si erdhi deri tek kafshimi brutal siç shkruan Daily Star.

“Nëna ime po notonte në Poštansko. Zhytësi i tha asaj se një breshkë e madhe po vinte drejt saj, por kur ai e paralajmëroi, ajo tashmë e kishte kafshuar në kofshë dhe nuk e lëshonte.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë