Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot paradite në Tiranë, ku një person është shtrirë në mes të rrugës dhe nuk është ngritur prej andej, deri sa ka mbërritur policia.
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm, por burri i ka dalë përpara një kamioni, duke ngrirë kështu për disa minuta trafikun në zonën e Doganës në kryeqytet.
Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e JOQ një polic ndodhet në vendngjarje dhe në fund vjen edhe një makinë e forcave blu, e cila shoqëron personin për në komisariat.
Të gjithë njerëzit e shikojnë të habitur dhe nuk kuptojnë se çfarë është duke ndodhur. Ndoshta po proteston në mënyrë të veçantë, ose ndoshta është thjeshtë një i sëmurë mendor. Policia ende nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.