Loading…

‘Ë përdore zajednicën vetëm për të ardhur në pushtet’: Topalli nxjerr fotografi kur ishte vizituar nga Kurti në arrest shtëpiak

  • 19/03/2023 | 14:51

‘Ë përdore zajednicën vetëm për të ardhur në pushtet’: Topalli nxjerr fotografi kur ishte vizituar nga Kurti në arrest shtëpiak

Dje kryeminsitri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic, nën ndërmjetësimin e dyshes europiane Josep Borell dhe Miroslav Jaçak, arritën marrëveshje për aneksin e zbatimit të planit franko-gjerman, e dihet mirë që ky plan në pikën 10 obligon palët që të zbatojnë detyrimet dhe marrëveshjet e kaluara të nënshkruara mes tyre, përfshi edhe atë të asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Metro.


E për ujdinë e mbrëmshme Kurti-Vucic, ka reaguar edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli.

Ai në rrjetin social Facebook, ka postuar një foto, kur Topalli ishte në arrest-shtëpiak pasi që kishte hedhë gaz lotsjellës në Kuvend, e ku atë botë ishte vizituar nga vet Albin Kurti.

Ai tha se u ka besuar shumë fjalëve të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo i ka shkaktuar pasoja të shumta.

Topalli ia përkujtoi shumë fjalë të asaj kohe shefit të tanishëm të qeverisë.

Ai akuzoi Kurtin se i ka “përdorë” ata kundër Zajednicës, vetëm për të ardhur në pushtet.

Postimi i plotë:

Sikur të kishe pasur vetëm pak fytyrë, Albin Kurti…
Në Lëvizjen Vetëvendosje, isha njeriu i dytë që ndezi gazin lotësjellës në Kuvend. Burgu, arresti im shtëpiak, humbja e vendit të punës si ligjerues në Zvicër, janë sakrificat e vogla para sakrificave të qindra aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që të ndoqën vite me radhë dhe që u besuan fjalëve tua si besimtarët fjalëve të Jezusit e Muhametit. Unë isha njëri prej tyre.
Në këtë rrugë të besimit pati të tillë që u vranë, shumë që u plagosën, pati të tillë që mbetën me pasoja për gjithë jetën e tyre.
Mbaj mend që thoje kush hyn në Lëvizjen Vetëvendosje varfërohet. Unë vërtet u varfërova (në krahasim me ty). U varfëruan edhe mijëra ndjekës të tu sepse puna për atëdhe u dukej më e rëndësishme se puna për për të fituar para, por për tu pasuruar u pasurove vetëm ti. Ata që të ndoqën janë edhe në pushtetin tënd pa punë, pa të ardhura, pa shtëpi, pa banesa, pa pensioni dhe pa jetë të dinjitetëshme.
Secili prej nesh, mbështetësve të mirfillt të programit tënd politik, ishim të gatshëm të vdesim në luftën kundër zajednicës.
Kur unë e kuptova që ti nuk isha ai që pretendoje të tregoje se je dhe këte e thash publikisht, qindra besimtar të tu (shumica njerëz të ndershëm e atëdhetar, të mashtruar e tradhëtuar si unë) mu vërsulën me epitetet më të vrazhda duke më quajtur edhe tradhëtar. Në atë kohë ata nuk e dinin që tradhëtari ishe ti, që i pandershmi, i paftyri dhe i pamoralishmi qëndronte para tyre me maskën e engjullit.
Unë nuk kam asgjë kundër të drejtave të minoriteteve, përkundrazi jam për avansimin maksimal të tyre. Port ti e përdore zajednicën vetëm për të ardhur në pushtet, na përdore dhe keqpërdore të gjithve vetëm për një ambici tënde personale. A nuk është ky çmim shumë i lartë, që për ambicjen e një njeriu të paguaj aq shumë një shoqëri e tërë, një vend? Po të kishe pasur pak fytyrë vetëm pak, sot ti do tu kërkoje falje të gjithë atyre që të mbështetën, që vdiqën dhe u plagosën për ty, që mbajten burgje e që të trajtuan me besimin e zotit në tokë. Unë po e shoh që fytyra të është zgjëruar, mbase nga vera e mishi e kaviari në tavolinë, por në te nuk ka mbetur aspak njerzillëk. Si duket nuk ka pasur kurr./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë