Loading…

E përjashtuan nga LDK, Osmani akoma tenton të përfitojë nga lideri historik: Rikthen vulën e Rugovës në Presidencë

  • 25/11/2020 | 11:47

E përjashtuan nga LDK, Osmani akoma tenton të përfitojë nga lideri historik: Rikthen vulën e Rugovës në Presidencë

Ani pse ka kohë që është përjashtuar nga pozitat e saj që mbante në LDK, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ende po tenton që të përfitojë nga vula e liderit historik të kësaj partie, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Metro.


Me të fituar pozitën si kryeparlamentare, Vjosa Osmani para disa muajsh kishte vendosur që ta largojë nga zyra e saj fotografinë e Hashim Thaçit si president.

E tani që mori pozitën e këtij të fundit, Osmani për përfitime populiste e ka kthyer vulën e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Presidencë, raporton Gazeta Metro.

Kjo mund të shihet edhe në disa dokumente të nënshkruara sot nga vet ajo.

Ky veprim shihet në shpërndarjen e dekorimit, postmortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për punonjësit shëndetësorë që vdiqën përgjatë pandemisë.

Ndryshe, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte larguar vulën dardane nga dokumentet e presidencës, me të marrë pozitën e kryetarit të shtetit./gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë