Loading…

E përplasen të moshuarin për toke: 57 efektivë të skuadrës speciale japin dorëheqje

  • 06/06/2020 | 16:21

E përplasen të moshuarin për toke: 57 efektivë të skuadrës speciale japin dorëheqje

57 efektivë të Policisë së Bufalos, në New York , kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, pas pezullimit të dy kolegëve të tyre që akuzohen se përplasën në tokë një protestues 75-vjeçar. CNN mësoi se efektivët dhanë dorëheqjen nga skuadra speciale, por jo nga puna e rregullt në Policinë e qytetit.


Për ngjarjen, e cila u filmua në kamera, ka nisur edhe një hetim. Guvernatori i shtetit të New York’ut, Andrew Cuomo, e quajti të pajustifikuar dhe të turpshëm.

Në pamjet filmike, protestuesi shfaqet përballë efektivëve të policisë të cilët ndërsa përparojnë e shtyjnë duke e hedhur në tokë. Koka e tij përplaset me trotuarin e ndërsa ai qëndron i shtrirë dhe i gjakosur, ata e lënë aty dhe vazhdojnë rrugën.

I moshuari, Martin Gugino, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, thanë autoritetet. Avokati i tij tha se ishte në gjendje të stabilizuar dhe se ai ishte thjesht një protestues paqësor, i njohur në komunitet për aktivizimin në shoqërinë civile.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë