Ish-deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi është paditur për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.
Krasniqi është paditur nga Faruk Dakaj për shpifje në një debat televiziv në T7, duke thënë se nuk është pronar i asnjë kompanie për të cilën aludon Frashër Krasniqi.
Dakaj argumenton padinë e tij duke pretenduar se nuk është pronar i asnjë kompanie, për të cilën ka postuar edhe certifikatën e ARBK-së.
Dakaj pretendon se argumenton edhe për dy raste tjera të cilat sipas tij Frashër Krasniqi ka shpifur, është fjala për “Ndërtimin e shtratit të lumbardhit” në qytetin e Prizrenit dhe “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren.
Dakaj në padi kërkon dëmshpërblim me vlerë 50 mijë euro. Mjete këto të cilat do të shkojnë si donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psiqike./gazetametro.net