Loading…

E pëson keq Mbappe: I pabesueshëm është numri i ndjekësve që i kanë bërë ‘unfollow’ në Instagram

  • 22/05/2022 | 13:07

E pëson keq Mbappe: I pabesueshëm është numri i ndjekësve që i kanë bërë ‘unfollow’ në Instagram

Në Spanjë nuk e kanë përtypur mirë që Kylian Mbappe zgjodhi të rinovojë me PSG dhe jo të transferohet te Real Madrid.


Madje shpesh është përmendur edhe fjala tradhti, pasi raportonin se francezi i kishte dhënë fjalën madrilenëve.

Tifozët kanë zgjedhur që indinjatën ndaj tij ta shprehin duke ia bërë ‘unfollow’. Mbappe tashmë ka humbur mbi 400.000 ndjekës në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, sulmuesi francez tani është i lidhur me klubin francez deri më 30 qershor 2025.

Mbappe tashmë është në historinë e klubit, pasi u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 168 gola dhe 87 asistime në 216 ndeshje, në të gjitha garat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë