Loading…
E pranon Griezmann: Kam qajtur me lot kur finalizova transferimin te Barcelona
  • 20/07/2019 | 23:50

E pranon Griezmann: Kam qajtur me lot kur finalizova transferimin te Barcelona

Antoine Griezmann e ka pranuar se ka qarë, pas kompletimit të transferimit të tij nga Atletico Madrid në Barcelonë, transmeton Gazeta Metro.


Antoine Griezmann është përforcimi më i fundit i Barcelonës dhe transferimi i dytë më i shtrenjtë i bërë deri më tani në afatin kalimtar të verës.

Në një intervistë dhënë për gazetën spanjolle ‘Marca’, Griezmann u shpreh i lumtur për transferimin e tij në ‘Camp Nou’, teksa zbuloi se ka qarë me lot gëzimi për këtë transferim.

“E thirra babain dhe fillova të qaj me lot gëzimi. Isha me miqtë e mi, gruan dhe fëmijët e mi dhe ishte një moment i pabesueshëm” – tha sulmuesi francez.

Ndryshe, Antoine Griezmann më 12 korrik u zyrtarizua si transferimi më i ri i Barcelonës. Kampioni spanjoll pagoi klauzolën e tij të transferimit prej 120 milionë eurove dhe 28 vjeçari nënshkroi kontratë pesë vjeçare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë