Loading…

E pranon ish shefi i FBI se në hetimin ndaj Trump kishte shkelje ‘të paqëllimshme’ dhe ‘përtaci’

  • 30/09/2020 | 20:41

E pranon ish shefi i FBI se në hetimin ndaj Trump kishte shkelje ‘të paqëllimshme’ dhe ‘përtaci’

Shefi i shkarkuar i Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në SHBA, James Comey, që është një prej figurave më të përfolura në Amerikë për katër vite pasi i ishte shkarkuar nga ai sapo mori detyrën. Comey për hetimin e FBI rreth anëtarëve të shtabit zgjedhor të Trump e pranoi se kishte shkelje, transmeton Gazeta Metro.


Komiteti i Senatit ka kohë që po shqyrton vendimmarrjen e FBI në ditët e para të hetimit, përfshi gabimet në kërkesat në gjykatë që u shfrytëzuan për marrjen e autorizimeve për të monitoruar ish këshilltarin e fushatës së Trump, Carter Page, si dhe bazimin e FBI’së në dosjen e ish spiunit britanik Christopher Steele, që është zbuluar që ishte fals nga vet burimet e Steele në një intervistë të FBI’së.

Comey seancën e  në hetimin e nisur nga Senati i SHBA’së rreth origjinës së hetimit të aferës së bashkëpunimit të pretenduar të shtabit zgjedhor të Trump me Rusinë, që përfundimisht rezultoi e kundërta pas hetimit, pohoi se kishte shkelje gjatë hetimit.

James Comey, sa i përket atij, pretendon se byroja nën udhëheqjen e tij “nuk kishte kryer shkelje të qëllimshme” por pranoi se kishte “përtaci’ nga disa të punësuar të FBI.

Hetimi që ndoqi presidentin Trump që prej se u zgjedh në post ka nxitur debate të mëdha në opinionin publik amerikan, ku vet Trump ishte më i zëshmi duke e vlerësuar si ndjekje shtrigash, në fund u vërtetua nga hetimi i udhëhequr nga Këshilltari i Special i Prokurorisë së Përgjithshme, Robert Mueller, se nuk kishte bashkëpunim mes fushatës së Trump dhe Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e 2016’s.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA’së, William Barr, pas raportit nga Inspektori Gjeneral i Departamentit të Drejtësisë, që kishte konstatuar se kishte pasur shkelje nga FBI gjatë hetimit kishte urdhëruar shqyrtim që tani ka kaluar në hetim të përgjithshëm të këtij hetimi, që e udhëheq prokurori Durham.

Është përfolur që ky hetim tani përfshin edhe ish zyrtarë të administratës së ish Presidentit Obama rreth njohurive të tyre për këto shkelje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë