Loading…

E pranon Ramos: Do të dëshiroja të luaja në këtë kampionat

  • 11/09/2019 | 15:26

E pranon Ramos: Do të dëshiroja të luaja në këtë kampionat

Mbrojtësi i skuadrës së Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos ka zbuluar se do të dëshironte të luante në Premier Ligë, transmeton Gazeta Metro.


Ramos së fundmi dha një intervistë për’ Gazzetta dello Sport’, ku foli edhe për atë cilësohet si kampionati më i fortë në botë, Premier Ligën.

Kapiteni spanjoll tha: ”Do të doja të luaja atje; gjithmonë e kam admiruar këtë kampionat i cili, së bashku me La Ligën, ndiqet në të gjithë botën. Unë admiroj ritmin e turneut në Angli, intensitetin dhe cilësinë e lojtarëve”.

Megjithatë, Ramos tha se ndjehet i lumtur te Real Madridi dhe kurrë nuk e ka konsideruar largimin nga kjo skuadër.

“Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në Real dhe kurrë nuk kam konsideruar largimin nga ky ekip” – ka deklaruar Sergio Ramos./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë