Loading…

E pranon shefi i ZRRE’së: Vendimi për ngritje të çmimit të energjisë ishte në linjë me një parti të madhe

  • 30/09/2022 | 15:55

E pranon shefi i ZRRE’së: Vendimi për ngritje të çmimit të energjisë ishte në linjë me një parti të madhe

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, e ka pranuar sot në Komisionin Hetimor për energjinë se vendimi i tyre për shtrenjtimin e energjisë e ka bazuar në propozim në linjë me një parti të madhe, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Komisionit Hetimor për energji, Driton Selmanaj, e ka pyetur kryesuesin e Bordit të ZRRE’së, se ai ishte rastësi opinioni i Qeverisë me vendimin e ZRRE’së.

“A ishte rastësi, opinioni i Qeverisë të jetë i njëjtë me vendimin e ZRRE’së, për tarifat”, ka pyetur Selmanaj.

Përgjigjen Fejzullahu i ZRRE’së, e dha duke qeshur dhe tha se dëshiron të jetë korrekt me Komisionin.

Ai tha se vendimin i ZRRE’së për ngritje të çmimit të energjisë ishte në linjë me një nga partitë më të mëdha në vend.

“Për të qenë korrekt me të gjithë ju këtu, vendimi ynë nuk ka qenë në linjë me Qeverinë por me një nga partitë më të mëdha në vend”, ka thënë Fejzullahu.

Pas kësaj përgjigje deputetët thanë, që kjo ‘sigurisht’ ka qenë rastësi, duke ironizuar këtu me përgjigjen e Fejzullahut të ZRRE’së.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe i raporton vetëm Kuvendit të Kosovës.

Çdo urdhër apo nënshtrim ndaj Qeverisë bie ndesh me legjislacionin dhe punën profesionale të vetë ZRRE’s. /gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë