Loading…
E pranon trajneri i Realit, Zidane: Më pëlqen shumë ky lojtar i Manchesterit
  • 20/04/2019 | 22:00

E pranon trajneri i Realit, Zidane: Më pëlqen shumë ky lojtar i Manchesterit

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, ka pranuar se i pëlqen stili i lojës së Paul Pogbas dhe se sipas tij ai është ndryshe nga lojtarët e tjerë, transmeton Gazeta Metro.


Spekulimet se Paul Pogba do të transferohet në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të kësaj vere po shtohen çdo ditë.

Së fundmi është vet trajneri francez, Zinedine Zidane, që ka folur për mesfushorin e Manchester United gjatë konferencës për shtyp.

“Më pëlqen shumë Pogba – kjo nuk është asgjë e re. Unë e njoh personalisht dhe ai është ndryshe nga lojtarët tjerë. Ai di se si të sulmojë, por di edhe se si të mbrojë” – ka deklaruar Zidane në konferencën e tij për shtyp.

Kujtojmë, se kohë më parë ishte Paul Pogba që kishte deklaruar se ‘’të luash në Real Madrid nën urdhërat e Zinedine Zidane është ëndërr e çdo futbollisti’’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë