Loading…

E preku topin vetëm tetë herë gjatë ndeshjes, ky është komenti i Guardiolas për Haaland

  • 14/08/2022 | 09:48

E preku topin vetëm tetë herë gjatë ndeshjes, ky është komenti i Guardiolas për Haaland

Pep Guardiola ka lavdëruar performancën e Erling Haaland në fitoren 4-0 të Manchester City ndaj Bournemouth  të shtunën, pavarësisht se norvegjezi kishte vetëm tetë prekje në lojë dhe nuk arriti të shënonte.


Kampionët e Premier League shënuan fitore ndaj Bournemouth me golat e Ilkay Gundogan, Kevin De Bruyne, Phil Foden dhe Jefferson Lerma autogol.

Megjithatë, Haaland e preku topin vetëm tetë herë gjatë ndeshjes kundër Bournemouth,  vetëm një herë më shumë se niveli i ulët rekord i Romelu Lukakut prej shtatë prekjesh në një ndeshje të Premier League për Chelsean kundër Crystal Palace sezonin e kaluar.

Gjithsesi, trajneri i Cityt ka mbrojtur yllin norvegjez, duke thënë se ai bëri më të mirën që mundi kundër linjës së lartë të qendërmbrojtësve.

“Puna më e vështirë në botë është kur je sulmues kundër një (mbrojtjeje) me tre mesfushorë qendrorë, tre qendërmbrojtës dhe je në mes”, tha Guardiola pas fitores.

“Do të gjejmë shumë nga këto situata, por është çështje kohe. Me cilësinë e lojtarit që kemi pas tij (Haaland), ne do ta gjejmë atë”, ishin fjalët e trajnerit spanjoll.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë