Loading…

‘E premtja e zezë’, 5 fakte interesante për këtë ditë

  • 25/11/2022 | 12:26

‘E premtja e zezë’, 5 fakte interesante për këtë ditë

E premtja e zezë konsiderohet një nga ditët që tani më së shumti përdoret në SHBA dhe ndërlidhet me idenë e blerjeve të shumta. E premtja e zezë është gjithmonë e premtja pas Ditës së Falenderimeve. Emri i kësaj dite i referothet 24 Shtatorit 1869 që paraqet një panik financiar në Shtetet e Bashkuara, me ç’rast ndërlidhet me emrin e Jay Gould dhe biznesmeni James Fisk të cilët u përpoqën të mbyllnin tregun e arit, gjë kjo e cila rezultoi në një panik financiar, transmeton Gazeta Metro.


Pas Ditës së Falenderimeve, jo vetëm në SHBA, por edhe në vende tjera shumë njerëz fillojnë me blerjen për festat dhe jo vetëm. Në ditën ’Black Friday’ shumë dyqane të ndryshme ofrojnë zbritje.

Disa nga faktet më interesante të kësaj dite mund të gjeni më poshtë:

1.‘Black Friday’ tërheq më shumë njerëz se Disneyland.

Në këtë ditë shumica e amerikanëve, më shumë shpenzojnë kohë për të bërë blerje se sa duke vizituar pikat e Disney. Afërsisht 1.337 milion amerikanë në këtë ditë bëjnë blerje në dyqane ose internet.

2. Më shumë njerëz vdesin duke bërë blerje se sa në sulmet e peshkaqenëve.

3. Jo të gjitha dyqanet pëlqejnë të Premten e Zezë. Shumë punëtor kanë protestuar në këtë ditë, duke bërë thirrje për paga më të larta.

4. Disa oferta nuk janë vërtet oferta.

5. E Premtja e Zezë është bërë globale. Kjo nënkupton se ‘E premtja e zezë’ tanimë ndodhë në mbarë botën dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë