Loading…

E premtja e Zezë

  • 13/01/2017 | 13:48

E premtja e Zezë

Ndërtesa që nuk kanë katin e 13-të, aeroplanë që nuk kanë rreshtin apo ulësen e 13-të, ashensorë që se kanë as te shkruar katin e 13-të. Të gjitha këto fshehin në vete një mit-frikën nga “E premtja e zezë”.


Mirëpo, ky mit për shumë kënd përfaqëson një të vërtetë të hidhur. Dikush ka besuar që moti se shumë veprime nuk duhen bërë në ditë të premte sepse është ters dhe krejt çka ajo mund të sjellë janë gjëra të liga.

Besimtarë të kësaj legjendje refuzojnë të dalin nga shtëpiakëtë ditë, kursehen nga shumë aktivitete ditore, si dhe ngurrojnë të nisen për udhëtime.

E premtja e zezë llogaritet kur kjo ditë bie në datën 13. Sot është e premte dhe është data 13. Sipas NASA, një fatkeqësi është paralajmëruar: një stuhi diellore do ta godasë tokën, thotë NASA.

Mirëpo, fatmirësisht kjo stuhi nuk do t’i sjellë dëme njerëzve,por  do të sjellë valë elektromagnetike të intensitetit të lartë, të cilat do të rezultojnë me probleme të shumta në komunikim me mjete elektronike.

Përveç valëve telefonike dhe atyre të internetit, kjo stuhi do të ndikojë edhe në sistemet e komunikimit të stacioneve hidrometeorologjike dhe sistemet e fluturimit të aeroplanëve nëpër botë.

Kjo stuhi pritet të jetë stuhia më e madhe në 11 vjet të ciklit diellor, transmeton gazetametro.net

Po ashtu, mund të ndodhin një varg i stuhive përcjellëse, të cilat pritet të jenë shumë më të forta se kjo në fjalë.friday-brenda

Origjina e “Të premtes së zezë” ende nuk është e qartë, por besohet se ajo i ka rrënjët te një e vërtetë e madhe historike. Një nga teoritë thotë se u krijua nga një katastrofë, një ngjarje e vjetër historike, e cila ndodhi rreth 700 vjet më parë.

Katastrofa ishte masakrimi i Kalorësve të Tempullit, një legjion legjendar murgjish, i krijuar gjatë fushatave të Kryqëzatave, për të luftuar Islamin.

Për 200 vjet këta ishin njohur si kontingjent luftues, por në vitet 1300 këto forca ishin rritur aq shumë në numër sa filloi të konsiderohej nga monarkët e klerikët e asaj kohe si një kanosje politike, andaj dhe u shpartallua nga një konspiracion kleriko-qeveritar. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë