Loading…

E quajtën prostitute: Cardi B merr dëmshpërblim një shumë marramendëse blogerës

  • 26/01/2022 | 15:56

E quajtën prostitute: Cardi B merr dëmshpërblim një shumë marramendëse blogerës

Reperja e njohur Cardi B ka fituar një gjyq këtë të hënë kundër krijueses së videove në “Youtube” Tasha K. Ajo e ka akuzuar atë për cënim privatësie, shpifje, dhe shkaktim të qëllimshëm të stresit dhe shqetësimit emocional.


Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, u vu në shënjestër nga Latasha Transrina Kebe, e cila njihet si Tasha K, në një fushatë për të “dëmtuar dhe shkatërruar” reputacionin midis fansave të saj, sipas një padie të ngritur në vitin 2019, në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në rrethin verior të Georgia-s.

“Kebe publikoi deklarata të shumta të rreme dhe shpifëse në lidhje me Cardi B, duke përfshirë se ishte një prostitutë, përdoruese kokaine, dhe se ajo kishte e ka ende herpes,” thuhej në padi, e cila u ngrit kundër Tasha K dhe Kebe Studios LLC.

“Duke bërë dhe publikuar deklaratat dhe fushatën e videove ngacmuese, duke përfshirë videot shpifëse, të pandehurit synonin t’i shkaktonin paditësit shqetësim emocional,” thuhej në padi, dhe gjithashtu pretendonte se Cardi B “vuajti poshtërime mjaft të rënda” dhe “gjendje mendore ankthi”.

Kështu, Cardi B e ka fituar këtë gjyq duke u shpërblyer me jo pak, por me një shumë prej 1 milionë dollarësh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë