Loading…
E quajti UÇK’në terroriste dhe ndërhyrjen e NATO’s si gjenocid ndaj Serbisë, por Mikic shkarkohet brenda 24 ore
  • 25/03/2019 | 13:02

E quajti UÇK’në terroriste dhe ndërhyrjen e NATO’s si gjenocid ndaj Serbisë, por Mikic shkarkohet brenda 24 ore

Gjatë ditës së djeshme është shënuar 20 vjetori i bombardimeve të NATO’s në Serbi, bombardime këto që rezultuan me çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb, por një zëvendësministre në Qeverinë Haradinaj përmes një publikimi këtë ndërhyrje të NATO’s e ka quajtur si gjenocid ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Vesna Mikic, zëvendësministrja e Drejtësisë nga radhët e Listës Serbe në Qeverinë Haradinaj, e ka quajtur këtë ndërhyrje të NATO’s në Serbi si gjenocid ndaj shtetit serb, kurse luftën e UÇK’së e quajti terroriste.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikic.

Por, nuk shkuan as 24 orë dhe lajmi i hidhur erdhi në drejtim të saj. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka liruar nga detyra zëvëndësministren e Drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk ka vend për individë që denigrojnë vlerat e përbashkëta euroatlantike.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave”, ka thënë kryeministri.

Metro më poshtë ju sjell disa nga foto e kësaj zëvendësministre në Qeverinë Haradinaj, ku ajo njihet për gjuhën nacionaliste edhe në postime të tjera dhe qëndrime të saj./gazetametro.net

Njihuni me zv/ministren në Qeverinë Haradinaj: UÇK e quan terroriste, kurse ndërhyrjen e NATO’s si gjenocid mbi Serbinë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë