Loading…

E quante ‘Lewandowski’ i Malishevës, Krasniqi thotë se në të ardhmen ndonjë futbollistë do të marrë nofkën e tij

  • 05/08/2022 | 14:36

E quante ‘Lewandowski’ i Malishevës, Krasniqi thotë se në të ardhmen ndonjë futbollistë do të marrë nofkën e tij

Qendërsulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, është duke kaluar momente fantastike në fazat kualifikuese të Conference League. Ai momentalisht është një ndër lojtarët më meritor për sukseset e klubit në garat europiane. Lidhur me paraqitjet e tij të shkëlqyera për Gazeta Metro ka folur komentatori, Bedri Krasniqi, i cili dikur e quante ‘Lewandowski’ i Malishevës.


Albion Rrahmani kur ishte pjesë e Malishevës në Ligën e Parë të Kosovës pati paraqitje mbresëlënëse, derisa me golat e tij ishte faktori kyç që Malisheva u inkuadrua në Superligë. Ai përveç golave u bë i famshëm edhe për nofkën që morri nga Bedri Krasniqi ‘Lewandowski’.

Sipas Krasniqit nuk është e rastësishme kjo formë në të cilën po kalon sulmuesi, pasi te skuadra e drejtuar nga Ilir Daja i ka munguar vetëm minutazhi.

”Për mua paraqitja e Albionit(Lewandowskit) është e pritshme. Cilësitë e tij unë i kam vërejtur kur ka qenë në Ligën e Parë grupi A. Çka i ka munguar te Ballkani deri më tani ka qenë vetëm minutazhi,” tha ai për Gazeta Metro.

‘Po ku ishe më herët o djal dukat’, ‘Po ku ishe deri më tani o Albion’, ishin vetëm disa nga frazat të cilat i përdorte ai në komentimet e ndeshjeve të Malishevës në Ligën e Parë. Ai thotë se edhe pas transferimit te tij te suharekasit mban kontakte me të dhe familjarët e 21-vjeçarit.

”Kontaktet i kam të përhershme çdo herë bisedojmë edhe para edhe pas ndeshjes. Jo vetëm me Albionin por edhe me të gjithë familjarët dhe menaxherin e tij. Nëse do të ketë hapësirën në Superligë, atëherë do shihet ‘Lewandowski’ i vërtetë. Shumë besoj që nëse e ka minutazhin do të jetë prijës i listës së golashënuesve,” deklaroi ai.

Bedri Krasniqi është optimist i madh për të ardhmen e numrit 9’të të Ballkanit. Ai thotë se pas disa vitesh ndonjë futbollistë do të marr nofkën si ‘Rrahmani’ apo ‘Albioni’. Ndërsa, për Gazeta Metro tregon se ka interesim për të edhe nga klubet europiane.

”Tashmë të gjithë e identifikojmë si Lewandowski, tash mbetet ndonjë futbollistë në të ardhmen të marr nofkën e tij si Rrahmani apo Albioni. Rreth interesimeve po kryesisht në Europë janë të interesuara për të, më shumë nuk mundem me dhënë detaje,” theksoi ai.

Në fund, me një përgjigje të shkurtë Krasniqi deklaron se Ballkani do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League, duke thënë: ”Besoj që po, pa hy në analizë të ndeshjes së mbrëmshme dhe ndeshjeve tjera.”

Me gjashtë gola në vetëm tre takime të Conference League, sulmuesi nga Podujeva është lojtari me më së shumti gola tani për tani në këtë kompeticion.

Ballkani mbrëmë triumfoi me rezultat 3-2 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ndaj KI Klaksvik dhe ndeshjen kthyese do ta zhvillojë javën e ardhshme në Ishujt Faroe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë