Loading…
E raportoi në polici drejtorin që e ngacmoi seksualisht: 19 vjeçarja digjet e gjallë
  • 18/04/2019 | 09:57

E raportoi në polici drejtorin që e ngacmoi seksualisht: 19 vjeçarja digjet e gjallë

Nusrat Jahan Rafi, një nxënëse 19 vjeçare nga Bangladeshi është lyer me vajguri dhe është djegur për së gjalli vetëm pse e raportoi drejtorin e shkollë për ngacmim seksual, transmeton Gazeta Metro.


Nxësnja është djegur në pikërisht në shkollën ku mësonte, nga disa nxënës që ishin përkrahës të drejtorit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar në Feni të Bangladeshit, dhe pas raportimit nga vajza dhe familja e saj në polici, drejtori i shkollës ishte arrestuar menjëherë, mirëpo shumë persona, nxënës e politikanë e kanë kërkuar lirimin e drejtorit duke thënë se 19 vjeçarja po shpifte.

Nga kërcënimet që i janë bërë vazhimisht Nusrat Jahan Rafi dhe familjes së saj, ajo është detyruar që për disa ditë të mos vijojë mësimin, dhe në ditën e parë që është kthyer, atë e kanë djegur.

Sipas Sehift të Policisë për Hetime, Banaj Kumar Majumder, djegia e vajzës fillimisht u mendua të dukej si vetëvrasje, por falë dëshmitarëve është zbuluar  e vërteta.

15 persona janë arrestuar 7 prej tyre që dyshohet t’ia kenë vënë flakën. Mes tyre studentë që mbështetnin drejtorin. Drejtori vazhdon të mbetet në paraburgim./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë