Loading…

E raportuara si e zhdukur kthehet në shtëpi, i dyshuari ku ajo ka qenë arrestohet

  • 11/12/2021 | 08:46

E raportuara si e zhdukur kthehet në shtëpi, i dyshuari ku ajo ka qenë arrestohet

Policia e Kosovës për Rajonin e Gjilanit ka njoftuar se një femër e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi, shkruan Gazeta Metro.


Ajo kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në raportin e Policisë së Kosovës ky rast është cilësuar si dhunim.

“PERSON I ZHDUKUR I GJETUR-DHUNIM

Gjilan 09.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë