Loading…
E rehatojnë Sulltanin: Emërohet ambasador në këtë vend
  • 23/04/2019 | 15:41

E rehatojnë Sulltanin: Emërohet ambasador në këtë vend

Ballkan.info raporton se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi pritet të rikthehet në pozitën që e kishte para arrestimit, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet e ditur se gjenerali Selimi është emëruar Ambasador i Kosovës në Tiranë.

Deri më tash, i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri ka qenë, Sylë Ukshini.

Më 25 janar të këtij viti, paneli për lirim me kusht e kishte liruar nga burgu, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Avokati i tij, Tomë Gashi kishte konfirmuar se Paneli i themeluar nga Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim për lirimin me kusht të Selimit.

“Pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vjet dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi”, tha Gashi për Ballkan.info.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg.

Në qershor të këtij viti, të akuzuarit nga rasti që njihen si Drenica 1 dhe Drenica 2, janë kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish-komandantët e UÇK-së të cilët bartnin funksione publike, qoftë deputetë apo edhe kryetarë komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë