Para dy ditësh u festua festa e Kurban Bajramit, një festë fetare për myslimanët.
Kjo festë karakterizohet me therrjen e kafshëve të caktuara për kurban, shkruan gazetametro.net
Ashtu si në shumë vende të tjera të botës, edhe në Kosovë shumë kosovarë kanë therrur kafshë për kurban.
Në lidhje me këtë, ka pasur shumëherë kritika për vendin e therrjes së kafshëve për kurban, pasi ato therren në vende të papërshtatshme, me saktësisht në rrugë dhe trotuar.
Por, kjo nuk mbaron me kaq. Kjo pasi pas therrjes së kafshëve, mbetjet e kafshëve të therrura hudhen në vende të papërshtatshme dhe jo të lejuara me ligj, në vende ku ndotin ambientin.
Siç shihet në foto, disa qytetarë kanë vendosur dhe kanë hedhur mbetjet e kafshëve në lum. /gazetametro.net