Loading…

E rëndë në Gjermani: Gruaja bie nga çatia pasi burri e sulmoi me thikë

  • 19/07/2026 | 14:30

E rëndë në Gjermani: Gruaja bie nga çatia pasi burri e sulmoi me thikë

Një grua 30-vjeçare ka mbetur në gjendje kritike për jetën pasi u rrëzua nga çatia e një ndërtese banimi në lagjen Malstatt të Saarbrückenit në Gjermani, ndërsa bashkëshorti i saj, 31 vjeç, është arrestuar nën dyshimet për tentim vrasjeje.


Sipas Policisë gjermane, ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 21:00. Një patrullë policore vërejti gruan në një strehë të çatisë së një pallati shumëkatësh dhe tentoi të ndërhynte, por ajo ra disa metra poshtë në trotuar para se efektivët të arrinin në banesë.

Hetimet paraprake tregojnë se çifti ishte përfshirë fillimisht në një konflikt brenda banesës. Gruaja dyshohet se kishte dalë në çati për t’u larguar, por 31-vjeçari e kishte ndjekur dhe e kishte sulmuar me një mjet therës. Pas sulmit, ajo u rrëzua nga lartësia, duke pësuar lëndime të rënda që rrezikojnë jetën.

E plagosura mori ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas u transportua me urgjencë në spital, raporton media gjermane Bleulight.

Në banesë ndodhej edhe fëmija i mitur i çiftit, i cili pas ngjarjes iu dorëzua Shërbimit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë