Loading…

E rëndë në Shkup: Vdes 5 vjeçarja pasi ra në pishinë

  • 27/06/2019 | 16:15

E rëndë në Shkup: Vdes 5 vjeçarja pasi ra në pishinë

Një vajzë pesëvjeçare ka vdekur sot në Shkup, pasi ra në pishinën e një hoteli, shkruan Gazeta Metro.


Dje rreth orës 21:00, një vajzë pesëvjeçare ka rënë në pishinë në një objekt hoteli në Shkup, ndërsa sot rreth orës 8:30 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë.

“Më 26.06.2019 në orën 21:10 në SPB Shkup është paraqitur se në një pishinë të një objekti hoteli në Shkup ka rënë një vajzë pesëvjeçare, e cila me veturën e ndihmës së shpejt është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza”. Në mëngjes në orën 08:30, vajza ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Poliicia dhe Prokuroria po merr masa për zbardhjen e rastit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë