Loading…

E rëndë: Pamjet se si aksidenti në Greqi u mori jetën dy shqiptarëve

  • 09/05/2018 | 14:00

E rëndë: Pamjet se si aksidenti në Greqi u mori jetën dy shqiptarëve

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur.


Sipas mediave greke, një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar i dehur, humbi kontrollin dhe përplasi dy makina duke i zënë në aksin rrugor Athinë – Pire.

Për pasojë, kanë humbur jetën dy shqiptarë 60 dhe 65 vjeç që udhëtonin me makinë, kurse u plagos një grua shqiptare 35-vjeçare, shofere e automjetit të dytë. Ajo është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas policisë greke, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin kishte konsumuar alkool në masën 0.50 miligramë, ndërkohë që limiti është 0.10. Aksidenti i rëndë ndodhi në orën 05:40 të mëngjesit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e aksidentit të rëndë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë