Loading…
E rëndë: Vdes një i ri nga Mitrovica, i rrëzohet krani në Gjermani
  • 14/08/2019 | 15:13

E rëndë: Vdes një i ri nga Mitrovica, i rrëzohet krani në Gjermani

Një incident gjatë punës ka marrë jetën e Rexhep (Nasuf) Kurtit nga fshati Vllahi e Mitrovicës.

Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një kran, në momentin kur krani është rrëzuar.

Vdekjen, përveç Rexhepit, e ka gjetur edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në koma dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Vlen të theksohet se vetëm Rexhepi ishte shqiptar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e ngushtë. Reporteri.net ka konfirmuar rastin edhe nga familjarë të ngushtë, shkruan Reporteri.

Ndërkohë, qytetarë të Mitrovicë kanë nisur të shprehin ngushëllime në faqet sociale të këtij qyteti.

Ndryshe, Rexhepi nuk është njeriu i parë që humb jetën duke punuar jashtë vendit. Kështu ka ngjarë edhe me disa persona të tjerë, të cilët kishin dalë nga Kosova për të siguruar kafshatën e gojës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë