Loading…

E rrahu gruan që të abortonte, arrestohet bashkëshorti monstruoz

  • 05/04/2018 | 19:29

E rrahu gruan që të abortonte, arrestohet bashkëshorti monstruoz

Një bashkëshort ka rrahur gruan e tij në mënyrë që të hiqte fëmijën dhe ta bëntë të abortonte.


41-vjeçari është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi e ka denoncuar e shoqja, e cila ishte shtruar disa ditë në spital.

Ai madje e ka detyruar edhe të pijë medikament për abortim.

Njoftimi i Policisë Shqiptare:

Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në Valias, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes F.M, vjeç 36, duke e detyruar të pijë medikament për të abortuar, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital për disa ditë, është larguar në banesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë