Loading…
E rrallë, e thotë Messi: Cristiano Ronaldo pati një paraqitje magjike
  • 14/03/2019 | 10:02

E rrallë, e thotë Messi: Cristiano Ronaldo pati një paraqitje magjike

Lionel Messi e pati një tjetër natë për t’u mbajtur mend mbrëmë, kur i shënoi dy gola dhe i asistoi dy të tjera në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Lyonit. Paraqitja e argjentinasit bëri që Barcelona ta sigurojë një vend në çerekfinale.


Kjo fitore bëri që Barcelona ta vazhdojë ecurinë prej 30 ndeshjeve e pamposhtur në Camp Nou në Ligën e Kampionëve. Por, ishte rezultati i ndeshjes të së martës, mes Juventusit dhe Atleticos, ajo që e habiti Messin.

Juventusi kaloi në çerekfinale duke e përmbysur rezultatin nga disfata 2:0 në ndeshjen e parë. Het-triku i shënuar nga Cristiano Ronaldo ua dha italianëve mundësinë të shkojnë edhe më tej në këtë garë.

“Cristiano dhe Juventusi ishin të mrekullueshëm. U habita shumë sepse mendova se Atletico do të ishte më i fortë. Por, Juventusi i kaloi dhe Cristiano e pati një natë magjike me tri gola”, ka thënë Messi.

Barcelona do të marrë pjesë në shortin e çerekfinaleve, së bashku me katër klube të Premierligës, Manchester Unitedit, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Liverpoolin, klubin holandez, Ajaxin, klubin italian, Juventusin, atë portugez, Porton. /Gazeta Express/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë