Loading…
E rrallë, Teuta Rugova u shfaq sot në Kuvend
  • 15/04/2019 | 23:21

E rrallë, Teuta Rugova u shfaq sot në Kuvend

Tashmë e një kohë të gjatë vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova nuk është shfaqur më kuvend, transmeton Gazeta Metro.


Por, gjatë ditës së sotme, teksa po diskutohej për vazhdimin e mandatit të Komisionit Hetimor për deportimin e gjatë shtetasve turq, në seancë është parë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova.

Sipas platformës së Institutit Demokratik të Kosovës për monitorimin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës, deputetja Rugova shihet se nuk ka qenë e pranishme në gjysmën e seancave të Kuvendit.

Nga 117 seanca të Kuvendit të Kosovës, ajo mori pjesë vetëm në 66 prej tyre. Ose, vetëm 56 për qind të seancave në përgjithësi.

Teuta Rugova, që në zgjedhjet e fundit mori mbi 10 mijë vota, ajo i takon listës së deputetëve të “heshtur” të Parlamentit./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë