Loading…

E shpejtë dhe e lirë: ‘Çilbir’, recetë e preferuar në tryezën turke

  • 08/04/2021 | 17:54

E shpejtë dhe e lirë: ‘Çilbir’, recetë e preferuar në tryezën turke

Çilbir, është një specialitet i preferuar në kuzhinën turke, ajo është e bërë me vezë dhe zakonisht preferohet për mëngjes, pasi që është e shijshëm, e shpejtë dhe mbi të gjitha shumë ushqyese, transmeton Gazeta Metro. 


Përbërësit e nevojshëm për një racion:

2 vezë

2 lugë salcë kosi

2 thelpinj hudhër

2 qepë të reja

1 lugë gjalpë

1 lugë çaji piper i kuq

1 litër ujë

1 lugë gjelle uthull

Mënyra e përgatitjes:

Fillimisht në një pjatë servimi vendosni 2 lugë salcë kosi dhe sipër saj vendosni hudhër e prerë imët së bashku me majdanozin dhe shtoni mbi të.

Pastaj, merreni një  tenxhere  pak më të thellë, vendosni ujin dhe uthullën dhe lëreni të vloj. Pastaj përzieni me një lugë ujin deri sa të sillet mirë dhe thyeni vezët duke e përzier ujin në mënyrë që të kapet veza. I nxirrni vezët nga uji, i lëni pak në një pecet në mënyrë që ta thithë pak ujin e tepërt dhe pastaj shtoni mbi kremin e kosit.

Në një tigan tjetër, vendoseni gjalpin të shkrihet dhe shtoni piperin e kuq, përzihet për pak deri sa të krijohet një masë homogjene dhe duket të këtë kujdese me temperaturën sepse shumë shpejtë mund të digjet piperi. Sipër vezës shtoni gjalpin dhe piperin dhe pjata është e gatshme për servirje./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë