Loading…

E shtuna sjell tri ndeshje interesante të Bundesligës

  • 06/02/2021 | 09:06

E shtuna sjell tri ndeshje interesante të Bundesligës

E shtuna sportive sjell tri ndeshje fantastike skuadrave me objektiva të ndryshme këtë sezonë të Bundesligës. Dortmundi dhe Leipzigu, ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë nga ora 15:30 kurse dueli i fundit i ditës zhvillohet në Borussia Park nga ora 18:30 kur M’gladbachi e pret Kolnin.

15:30 FREIBURG – DORTMUND

Pas fitores javën e kaluar ndaj Augsburgut 3:1 dhe kalimit në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, Borussia Dortmundi në xhiron e 20-të Bundesligës i shkon Freiburgut që vikendin e kaluar pësoi si mysafir i Wolfsburgut me rezultat 3:0. “Milionerët” momentalisht ndodhën në pozitën e gjashtë në tabelë me 32 pikë të mbledhura ndërsa Freiburgu është në të nëntën me 27.

Ndeshja e parë e këtij edicioni, e zhvilluar me 3 tetor të vitit të kaluar në Signal Idura Park kishte përfunduar me rezultat 4:0. Duhet theksuar se Dortmundi i ka fituar 18 nga 20 përballjet e fundit ndërsa Freiburgu nuk di për fitore që nga sezoni 2009/10 kur kishte triumfuar me rezultat 3:1.

Freiburgu, 11-shja e mundshme startuese:

Müller – Lienhart, Schlotterbeck, Gulde – Schmid, Santamaria, Höfler, Günter – Jeong, Demirovic, Grifo

Dortmundi, 11-shja e mundshme startuese:

Hitz – Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro – Bellingham, Delaney – Sancho, Reus, Reyna – Haaland

15:30 SCHALKE – LEIPZIG

Ndeshja tjetër të cilën mund ta ndiqni nga ora 15:30 është Schalke – Leipzig

Pas barazimit 1:1 xhiron e kaluar ndaj Werderit të Milot Rashicës në udhëtim dhe eliminimit nga DFB Pokal, Schalken e pret punë e vëshirë ndaj Leipzigut që së fundmi mposhti Bayer Leverkusenin në Bundesligë dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë duke eliminuar Bochumin me rezultat bindës 4:0. Duhet theksuar se Schalke është fundosur në renditjen tabelare me vetëm 8 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara ndërsa Leipzigu pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë më pak se lideri Bayerni.

Sa i përket ndeshjeve direkte, deri më tani janë zhvilluar vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat ndërmjet këtyre dy skuadrave, ku prej tyre 5 duele i ka fituar Leipzig, Schalke ka triumfuar 3 herë ndërsa janë arritur vetëm 2 barazime. Ndeshja e fundit e këtij edicioni e zhvilluar me 3 tetor të vitit të kaluar kishte përfunduar me fitoren bindëse të Leipzig me rezultat 4:0.

Schalke, 11-shja e mundshme startuese:

Fährmann – William, Mustafi, Nastasic, Kolasinac – Stambouli, Mascarell – Schöpf, Uth, Harit – Hoppe

Leipzigu, 11-shja e mundshme startuese:

Gulacsi – Orban, Upamecano, Klostermann – Mukiele, Sabitzer, Kampl, Angelino – Nkunku, Olmo – Sorloth

18:30 M’GLADBACH – KOLN

Transmetimet e ndeshjeve të Bundesligës për të shtunën do të përmbyllën me duelin tepër interesant, M’gladbach – Koln.

Direkt nga Borussia Park, me fillim nga ora 18:30 duelin e skuadrave që sivjet kanë ambicie të ndryshme. M’gladbach që se fundmi kaloi në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, synim parësor këtë edicion në Bundesligë ka sigurimin e një vendi që shpie sezonin e ardhshëm në Champions League ndërsa Kolni për të shpëtuar nga rënja një nivel më poshtë në futbollin gjerman.

M’gladbach momentalisht ndodhet në pozitën e shtatë në tabelë me 32 pikë të mbledhura nga 19 ndeshje të zhvilluara ndërsa Kolni ka tubuar vetëm 18 pikë, një më pak se Arminia Bielefeldi e Herta Berlini që janë në zonën play – out. Nga sezoni 1972/1973 në të gjitha garat janë zhvilluar 51 ndeshje, ku në 29 prej tyre ka fituar M’gladbach, Kolni ka fituar 11 herë ndërsa 11 përballje tjera janë mbyllur me barazim. Ndeshja e parë e këtij edicioni e zhvilluar me 3 tetor të vitit të kaluar kishte përfunduar me fitoren e Borussia M’gladbachut ne udhëtim me rezultat 1:3

M’gladbach, 11-shja e mundshme startuese:

Sommer – Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini – Kramer, Neuhaus – Hofmann, Stindl, Thuram – Plea

Koln, 11-shja e mundshme startuese:

Horn – Mere, Bornauw, Czichos – Wolf, Skhiri, Rexhbecaj, J. Horn – Duda, Dennis, Jakobs

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë