Loading…

E shtyri të sëmurin mental për të vidhte 1 mijë euro

  • 01/04/2018 | 12:43

E shtyri të sëmurin mental për të vidhte 1 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hylaj të Gjakovës ka arrestuar një mashkull i cili kishte shtytur një persona me të meta mentale të kryente vjedhje në një veturë.


Aty ishte vjedhur portofoli me dokumente personale të viktimës dhe 1 mijë euro.

Pas hetimeve lidhur me rastin policia ka identifikuar dhe arrestuar personin që e ka organizuar vjedhjen.

Në një fshat tjetër të Gjakovës, në Novosellë, policia ka arrestuar dy persona sepse nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë një ndeshje të futbollit, dhe për këtë janë dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë