Anëtari i Vetëvendosjes (VV) dhe profesori Sadri Ramabaja ka thënë se është më shumë amerikan se sa i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Metro.
Ramabaja në T7 thotë se insistimi për krijimin e një shteti të dytë në Kosovë, e dobëson pozicionin e Kosovës si mike e Amerikës.
Sipas tij, në këtë kuptim, Escobari është më pak amerikan se ai.
“S’do të thotë që nëse je kundër Escobarit, je kundër ShBA’ve. Unë jam më amerikan se Escobari, sepse unë dua që miqtë e mijë mos t’i dobësoj. Ne jemi pozicioni më strategjik i Amerikës, populli më proamerikan në Evropë. Normal që insistimi për krijimin e një shteti të dytë këtu, paralel, e dobëson edhe pozicionin tonë si mik i Amerikës.
Në këtë sens, Escobari është më pak amerikan se unë“, tha ai.