Loading…

E thotë Daku: Ballkani brenda një jave fillon bisedimet për blerjen kartonit tim

  • 29/10/2020 | 23:20

E thotë Daku: Ballkani brenda një jave fillon bisedimet për blerjen kartonit tim

Skuadra e Ballkanit do të filloj brenda një jave që të bisedojë me Osijekun, që të blejë kartonin e plotë të sulmuesit Mirlind Daku, shkruan Gazeta Metro. 


Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në këtë fillim të kampionatit.

Në nëntë ndeshjet e para, Daku ka shënuar 15 gola, shifra këto që shumë pak futbollistë kanë arritur që t’i kapin në rajon apo edhe më gjerë.

Daku aktualisht është nën kontratë me klubin kroat NK Osijek, ndërkohë që klubi i Ballkanit po tenton t’i blejë kartonin e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vet sulmuesi, ku edhe ka thënë se shpreson shumë që klubet të gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Klubi i Ballkanit do të fillojë brenda një jave, apo dy të bisedojmë me Osijekun për ta marrë kartonin tim të plotë dhe pastaj do të kem punë vetëm me skuadrën e Ballkanit. Shpresoj shumë që klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur te pagesa e dëmshpërblimit dhe të lirimit të kartonit, më pas do të shiqoj të dal sërish në Evropë”, deklaroi Daku për KTV.

Kujtojmë që Daku është pjesë edhe e Kosovës U21. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë