Loading…
E thotë edhe UEFA: Ndeshja Kosovë – Bullgari nuk duhet humbur
  • 24/03/2019 | 21:48

E thotë edhe UEFA: Ndeshja Kosovë – Bullgari nuk duhet humbur

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë nesër ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian në ndeshjen ndaj Bullgarisë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo ndeshje do të jetë historike për Kosovën, për faktin se është hera e parë që do të luajmë në një ndeshje kualifikuese për “Euro 2020”.

UEFA ka bërë një listë prej ndeshjeve që nuk duhet humbur këtë xhiro, e në mesin e tyre është edhe ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.

“Kosova ka shkëlqyer në Ligën D të Ligës së Kombeve duke përfunduar në krye të grupit pa humbje, falë rezultateve, si fitorja prej 4-0 kundër Azerbajxhanit në shtëpi. Duke munguar në fazën finale që nga ‘Euro 2004’, Bullgaria po kalon një periudhë jo të mirë dhe luajti baras ndaj Malit të Zi të premten. A do ta shfrytëzojë përparësinë në Prishtinë, Kosova që po fluturon lartë?”, shkruan UEFA në faqen e tyre zyrtare.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet nesër(e henë) me fillim prej orës 20:45. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë