Loading…
E thotë Haradinaj: Taksa mund të hiqet
  • 24/04/2019 | 15:40

E thotë Haradinaj: Taksa mund të hiqet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i ka dërguar mesazh të gjithë prodhuesve vendor se taksa mund të hiqet, andaj të kenë kujdes me cilësinë e produkteve, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka porositur të kenë kujdes në kualitet në produktet që prodhojnë, pasi taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës mund të hiqet.

Ai ka thënë prodhuesve vendor që të mësohen me tregun e konkurrencës dhe cilësinë e mirë të produkeve, transmeton Gazeta Metro.

“Çdo herë ju apeloj prodhuesve tanë që të bëjnë kujdes në kualitet. Sepse nuk është kështu çdo herë situata, ndonjë herë hiqet taksa (ndaj Serbisë), e prodhuesit nuk bënë me menduar se nuk do të kenë konkurrencë. Pra, duhet me pas kujdes me cilësinë e produkteve. Ndonjëherë, kuptohet kur të na njohin (Serbia)”, tha Haradinaj.

Për dallim nga viti i kaluar ku morën pjesë rreth 70 komani serbe, sivjet nuk ishte asnjë kompani e Serbisë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

Kjo për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka reflektuar pozitivisht për bizneset kosovare, ngaqë sipas tij, kësaj radhe bizneset vendore patën më shumë hapësirë dhe mundësi për promovimin e prodhimtarisë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë