Loading…
E thotë kundërshtari i tyre: Joshua apo Whyte? Ja cili e ka goditjen më të fortë
  • 11/02/2019 | 21:41

E thotë kundërshtari i tyre: Joshua apo Whyte? Ja cili e ka goditjen më të fortë

Joseph Parker ka bërë të ditur se cili godet më fortë në mes të Anthony Joshua dhe Dillian Whyte.


Ish kampioni i WBO, Parker, ka pësuar humbje një pas një nga Joshua dhe Whyte gjatë vitit të kaluar.

Me të dy ndeshjet që përfunduan pa nokaut dhe fituesi u vendos pas vendimit të jurisë, Parker ka bërë të ditur se cili nga kundërshtarët godet më fortë.

“Epo, dukshëm, Dillian më rrëzoi. Sigurisht se ai godet shumë fort” ka thënë Parker për ‘talkSPORT’, transmeton lajmi.

“Kishte shumë goditje dhe ai lëshoi një që më zuri në befasi, por unë luftova përsëri” ka thënë tutje ai.

“Joshua nuk lëshoi ndonjë goditje të fuqishme, kështu që do të qëndrojë në anën e Dillian. Ai ishte goditës më i fortë” ka thënë ndër të tjerash Joseph.

Është paksa befasuese kjo përgjigje. Kujtojmë se Joshua është kampion i katërfishtë dhe ka vetëm një ndeshje të fituar pa nokaut.

Gjithashtu, ishte viti 2015 kur Anthony Joshua u përkujdes që të nokautonte Dillian Whyte.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë