Loading…

E thotë Limaj: Kosova e pandashme, në Bruksel shkojmë për njohje

  • 21/03/2019 | 11:44

E thotë Limaj: Kosova e pandashme, në Bruksel shkojmë për njohje

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limaj ka përsëritur se në Bruksel shkojnë vetëm për njohje nga Serbia, transmeton Gazeta Metro.


Limaj në debatin publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?” theksoi se përderisa Kosova ka një qëndrim të qartë se me cfarë kushte shkon në dialog, nga Serbia nuk ka një qëndrim zyrtar se më çfarë kushte e njohin Kosovën.

“Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë në Beograd, ata e dinë që Kosova e ka një kushtetutë dhe është shtet i pavarur. Kosova ka një propozim zyrtar e ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.

“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme dhe është i pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë