Loading…

E thotë trajneri i Fenerbahces: Unë jam nga Kosova, fëmija i një familje emigruese

  • 13/08/2019 | 17:20

E thotë trajneri i Fenerbahces: Unë jam nga Kosova, fëmija i një familje emigruese

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, nuk është i vetmi kosovar te Fenerbahce. Së fundmi edhe trajner i skuadrës, Ersun Yanal, ka pranuar se vjen nga Kosova, transmeton Gazeta Metro.


Trajneri i njohur turk së fundmi ka pranuar se me origjinë është nga Kosova. 57 vjeçari i lindur në Izmir të Turqisë ka thënë se vjen nga një familje emigruese.

“Pas shumë kohësh, duke na kujtuar të parët tanë u bëtë shkak që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova” – ka thënë ai në emsionin ‘Qejfi më i madh se Stambolli’.

Tutje, Ersun Yanal ka treguar se një ndër arsyet kryesore pse ai e dashuron futbollin janë kushërinjtë e nënës së tij, e cila vjen nga Kosova.

“Një ndër arsyet kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit, Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Të dy disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë” – tha mes tjerash Yanal./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 13/12/2019 | 16:15
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë