Loading…

E thotë trajneri i njohur në Kosovë: Lojtarët e Shqipërisë duan të luajnë në Kosovë

  • 20/09/2019 | 20:19

E thotë trajneri i njohur në Kosovë: Lojtarët e Shqipërisë duan të luajnë në Kosovë

Trajneri Muhamet Dragusha beson se klubet e Ipko Superligës së Kosovës do të jenë mjaft aktive gjatë afatit kalimtar të janarit, veçanërisht me transferime të lojtarëve nga Shqipëria.


Të ftuar në studion e emisionit “Favorit” sot janë ish-futbollisti e trajneri i ri, Muhamet Dragusha, dhe trajneri i ekipit kombëtar U-10 të Kosovës, Ramiz Krasniqi

Dragusha ka theksuar se në klubet kosovare mund të shtohen edhe më shumë futbollistë nga Shqipëria gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që ata janë të vetëdijshëm për korrektësinë e drejtuesve të klubeve në Kosovë.

“Janari do të jetë i nxehtë duke e pasur parasysh se lojtarët e Shqipërisë janë shumë të gatshëm të vijnë duke e ditur korrektësinë në Kosovë te kryesitë e klubeve dhe te trajnerët”, tha Dragusha.

“Sigurisht se do të ketë përsëri vërshime dhe do të ketë përforcime. Me siguri se do të jemi dëshmitarë se sa i vështirë do të jetë sezoni i dytë”.

Në rrjedhën e kampionatit, sipas Dragushës, do të ndikojnë edhe ndryshimet e fundit në formatin e Ipko Superligës së Kosovës. Në fund të sezonit, nga liga do të bien katër klube – pasi që, që nga sezoni i ardhshëm, në ligën e nivelit të parë të futbollit në Kosovë do të luajnë dhjetë dhe jo 12 klube.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë