Policia është vënë në përndjekje të një ‘nëne’ e cila e ka shtyrë në rrugë një grua rreth të 60’ave kur po vinte një autobus afër, transmeton Gazeta Metro.
Pamjet shokuese tregojnë gruan e cila ishte me një fëmijë të vogël kur e shtyu viktimën përpara derisa ishte duke pritur në semaforët në Pimlico, Londër..
Shoferi i autobusit frenoi në mënyrë që të mos e shkelte por vikrima u përplas me dyert e automjetit, ndërsa e dyshuara u largua shpejt nga vendi ngjarjes bashkë me fëmijën.
Incidenti ndodhi në maj 2018, por policia ka nisur apelin tani pas marrjes së video të sulmit.
Gruaja nga ky incident mbeti e lënduar në kokë, në këmbë e gjunjë, po ashtu e kishte prerë shpatullën.
Policia ka lëshuar pamjet përkrah një imazhi të të dyshuarit dhe po bën thirrje për ndihmë për gjetjen e gruas e cila e kishte shtyrë incidentin./gazetametro.net