Loading…

E tmerrshme: Koka e prerë e njeriut hidhet në kuti të votimit

  • 06/06/2021 | 22:57

E tmerrshme: Koka e prerë e njeriut hidhet në kuti të votimit

Një burrë hyri sot në një qendër votimi në Terazas del Valle në shtetin meksikan të Tijuana dhe hodhi një kokë njeriu të prerë, njoftuan autoritetet lokale.


Burri u përpoq të shpëtonte nga vendi i ngjarjes, pa deklaruar nëse ishte kapur në fund, njoftoi Reuters.

Fushata politike deri më tani është shënuar nga dhuna e paparë, madje edhe për një vend si Meksika, ku ndodhin mesatarisht rreth 100 vrasje çdo ditë, sipas agjencisë britanike.

Zgjedhjet po mbahen në mes të një epidemie të koronavirusit, vaksinimit dhe dhunës së klaneve kriminale dhe 91 politikanë, kryesisht kandidatë të opozitës, u vranë në fushatën zgjedhore, tha raporti i agjencisë së sigurisë Etelekt.

Analistët pretendojnë se shumica e veprimeve të dhunshme në periudhën parazgjedhore ishin drejtuar zyrtarëve komunalë pasi klanet kriminale donin të ushtronin presion dhe të ndikonin në rezultatet e procesit zgjedhor, duke shpresuar për më pak kontroll dhe shtypje të trafikut të drogës.

Zgjedhjet e përgjithshme të sotme zgjedhin 500 anëtarë të Dhomës së Ulët të Parlamentit federal, 15 guvernatorë dhe disa qindra kryetarë bashkish, por zgjedhjet konsiderohen gjithashtu një lloj referendumi për 93.5 milionë votues mbi politikën e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador dhe përpjekjet e tij për të ringjallur institucionet shtetërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë