Loading…

E tmerrshme: Ky është 39-vjeçari nga Istogu që dyshohet se dhunoi mbesën e mitur

  • 25/10/2022 | 09:47

E tmerrshme: Ky është 39-vjeçari nga Istogu që dyshohet se dhunoi mbesën e mitur

Sot u raportua për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur vitin e kaluar në Vrellë të Istogut, ku një 39-vjeçar po dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur.


Ky rast i rëndë u zbulua pas denoncimit të vajzës, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit, që e tronditi gjithë familjen e tyre.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Istref Mavraj, i moshës 39-vjeçare, i cili po dyshohet se e ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait.

Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare.

Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij.

Siç mëson gazeta, i njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.

Sipas të njëjtave burime, tash për tash rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit si “Dhunim”, ndërsa pritet që veprimet e tjera të merren brenda afatit ligjor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë