Një sulm me veturë në mëngjesin e të dielës në Chicago ku mbetën disa të vdekur 3 persona u xhirua nga kamerat tani po qarkullon në rrjete sociale, transmeton Gazeta Metro.
Një tweet nnga CWB Chicago që shpërndan informacion rreth sigurisë publike të rajonit verior të metropolit amerikan, përfshinte paralajmërimin me titull të xhirimit shqetësues potencial për publikun. 3 të vdekur dhe një i plagosur pasi një shoferi në dukje me qëllim i godet një grup burrash në rrugë.
Warning: Graphic video.
3 dead, 1 injured after a driver appears to intentionally strike a group of men in the street near 71st and Jeffery in #Chicago around 5 a.m. Sunday. Offender remains at large. pic.twitter.com/wa2ZNFW1FB
— CWBChicago (@CWBChicago) August 14, 2022
Në xhirim shihet një veturë që turret drejt një grupi burrash, që sipas raporteve po rriheshin në rrugë. Vetura që ishte në anën e kundërt, në dukje lëviz për t’iu shmangur disa personave të tjerë para se të godiste grupin. Vetura nuk frenoi pasi i goditi disa prej tyre duke i hedhur në ajër.
Një video e dytë nga kamera brenda një veture afër e zbulonte përplasjen e tmerrshme nga një kënd tjetër.
Dash cam footage of hit & run in the Jackson Park Highlands neighborhood that occurred at about 5 a.m this morning. #chicago #chicagosscanner pic.twitter.com/dnH5XSyI72
— CHICAGO CRITTER (@ChicagoCritter) August 14, 2022
Sipas raportit të CWB Chicago dy prej viktimave janë identifikuar ndërsa i të tretin ende nuk është publikuar.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit para klubit më të vjetër LGBTQ në qytetin e Chicag, Jeffery Pub./gazetametro.net