Loading…

E tregon Thaçi: Ja si hoqi dorë Haradinaj nga ideja për një konferencë ndërkombëtare

  • 01/03/2019 | 12:56

E tregon Thaçi: Ja si hoqi dorë Haradinaj nga ideja për një konferencë ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ka folur në Samitin e Diasporës në Shqipëri, ku ka thënë se është kundër ndarjes e shkëmbimit të territoreve por pro korrigjimit të kufijve, është kujdesur që të godasë Ramush Haradinajn, duke thënë se ideja e tij për Konferencë Ndërkombëtare, do t’i mundësonte Rusisë që të participonte.

Sipas tij Haradinaj tashmë ka hequr dorë nga një ide të tillë, pas këshillave që i ka dhënë vetë Thaçi.

“Sot natyrisht se ka ide të ndryshme. Nuk do të lejojmë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare ku participon edhe Rusia. Kosova pariticipon vetëm në procese ku janë BE-ja dhe SHBA-të. Edhe për propozuesit për konferencë ndërkombëtarë e kemi këshilluar të heq dorë, dhe ka hequr dorë”, ka shtuar ai.

Thaçi gjithashtu ka kundërshtuar idenë për krijimin e një ‘Unioni Ballkanik’

“Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë edhe ma tutje me qarkullua si ide në Union Ballkanik Një ide e tillë është cenim i kombit tonë. Ideja për union Ballkanik është kthim mbrapa. Unioni për Kosovën është BE-ja, NATO dhe SHBA-të. Këto ide nuk janë në interes të kombit”, shton ai.

Thaçi gjithashtu ka thënë se nuk do të lejohet që për interesa të ngushta politike të prishen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të punojmë së bashku me SHBA-në. Me asnjë çmim, nuk do të lejojmë që asnjë broçkull e politikës ditore elektorale të cenoj raportin e posaçëm dhe të përhershëm me hisedarët e pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë